Rrumbullaku pret ambasadorin italian: Thellim bashkëpunimit kundër krimit dhe trafiqeve

Rrumbullaku pret ambasadorin italian: Thellim bashkëpunimit kundër krimit dhe trafiqeve

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku priti sot në një takim prezantues, ambasadorin e Italisë në Shqipëri, Fabrizio Bucci, i cili shoqërohej nga drejtuesit e Interforcës italiane në Shqipëri.

Rrumbullaku falënderoi ambasadorin, për vizitën, kontributin dhe mbështetjen e dhënë nga ana e tij për Policinë e Shtetit si dhe e njohu, me standardet që kërkon të vendosë, për të pasur një qasje të re ndaj qytetarëve, ndaj luftës kundër krimit të organizuar dhe krimit në përgjithësi.

Kryepolici e garantoi ambasadorin se bashkëpunimi mjaft i mirë i deritanishëm do të thellohet akoma më tej, për të luftuar me më efikasitet krimin e organizuar, trafiqet e paligjshme, kultivimin dhe trafikimin e lëndëve narkotike.

Shtimi i grupeve hetimore të përbashkëta, shkëmbimi i informacionit në kohë reale, duke eliminuar çdo pengesë apo burokraci, si dhe zhvillimi i operacioneve të përbashkëta me policinë italiane, janë mënyrat e duhura për të arritur rezultate më të mira.

Prioritare për Policinë e Shtetit janë edhe reformimi i Akademisë së Sigurisë sipas modelit të Akademisë së Sigurisë të Italisë dhe forcimi i strukturave për hetimin e krimeve kibernetike.

Nga ana e tij ambasadori Buçi e uroi drejtorin e ri të përgjithshëm të Policisë së Shtetit, për detyrën dhe e siguroi për mbështetjen e ambasadës dhe të Policisë italiane, për thellimin e bashkëpunimit në të ardhmen, për të përmbushur sa më mirë misionin e përbashkët, luftën pa kompromis kundër krimit të organizuar, krimit kibernetik dhe terrorizmit.

Bucci deklaroi se tashmë është koha për të arritur rezultate më të mira nga ana e Policisë së Shtetit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy