Ekstradohen tre të dënuar nga Belgjika dhe Italia për vrasje dhe shitblerje armësh  

Ekstradohen tre të dënuar nga Belgjika dhe Italia për vrasje dhe shitblerje armësh  

Ekstradohen nga Belgjika dhe Italia dy të dënuar për vrasje dhe një tjetër për “Prodhim, mbajtje, shitje apo blerje të armëve të ftohta".

Nga Belgjika u ekstradua Gjon Menga, 56 vjeç, lindur në Mamurras, Kurbin. Menga ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga ZQK Interpol Tirana, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kurbin e ka dënuar me 25 vjet burgim, për veprat penale “Vrasja në rrethana cilësuese” dhe “Armëmbajtja pa leje”. Ky shtetas, në vitin 2004, ka vrarë me armë zjarri shtetasin L. S. dhe ka plagosur katër persona të tjerë.

Po nga Interpol Tirana u krye ekstradimi nga Belgjika drejt vendit tonë, i shtetasit shqiptar Luigj Dema, 26 vjeç, lindur në Tiranë. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë e ka dënuar me 19 muaj e 4 ditë burg, për veprën penale "Prodhimi, mbajtja, shitja apo blerja e armëve të ftohta".

Gjithashtu, nga Interpol Tirana u krye ekstradimi nga Roma, Itali, i Manol Begaj alias Martin Begaj, 41 vjeç, lindur në Samatice, Berat. Ky person ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Apelit Durrës ka rrëzuar vendimin e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kavajë për lirimin me kusht të këtij shtetasi, duke urdhëruar vuajtjen e dënimit të mbetur, 1 vit, 1 muaj e 15 ditë burgim, për veprën penale ''Vrasja me paramendim''. Begaj ka vrarë me armë zjarri në qytetin e Beratit, shtetasin B. C.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy