IKMT nis aksionin për shembjen e 50 objekteve pa leje në Rradhimë

IKMT nis aksionin për shembjen e 50 objekteve pa leje në Rradhimë

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka nisur mëngjesin e sotëm shembjet në bregdetin e Radhimës.

 

Drupal Ad

 

 

 

Sipas informacioneve janë të parashikuar rreth 50 objekte për tu shembur.

Aksioni i sotëm filloi me shembjen e një beach bari. 50 objektet që do të shemben janë kryesisht të tipologjisë bare, beach bare dhe restorante anës detit.

Në vazhdimësi pritet të preken nga aksioni shembjeve edhe godina të mëdha por edhe njësi hoteliere.

Aksioni në Vlorë pritet të vazhdojë përgjatë gjithë sezonit veror.

Objektet që janë parashikuar të shemben janë kryesisht të ndërtuara pa dokumentacion pronësie por edhe të shkualifikuara nga procesi legalizimit.

Disa objekte do të shemben edhe pasi preken nga Lungomare 3.

Këtë të mërkurë në objektin e shembur nuk janë konstatuar kundërshtime apo tensione.

 Pritet sipas informacioneve që numri i objekteve që do të shemben mund të jetë edhe më i lartë kjo në varësi të dokumentacioneve që do të sjellë Agjensia Kombëtare e Kadastrës për objekte që s’kualifikohen.

Në objektet e parashikuar për tu shembur edhe objekte që janë ndërtuar në kundërshtim me ligjin.

Aksioni ndërkohë do të vazhdojë edhe në Orikum por edhe më gjerë në rrethin e Vlorës si Palasë, Dhërmi apo Himarë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy