Udhëtonte i armatosur me pistoletë, arrestohet 30-vjeçari në Lezhë

Udhëtonte i armatosur me pistoletë, arrestohet 30-vjeçari në Lezhë

Policia e Lezhës ka arrestuar një 30-vjeçar që udhëtonte i armatosur me pistoletë. 

 

Kontrolli u zhvillua në aksin rrugor Lezhë–Shkodër, pranë rrethit të Shëngjinit, ku policia ndaloi një automjet taksi ku pasagjer ishte i dyshuari. 

 

Gjatë kontrollit fizik, atij iu gjet një armë zjarri pistoletë, dy krehra dhe municion luftarak. 

 

Arma e sekuestruar do të dërgohet në Institutin e Policisë Shkencore për verifikime, ndërsa materialet procedurale janë referuar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy