Tregtonin fishekzjarre dhe mallra të kontrabanduara, procedohen 3 persona në Sarandë

Tregtonin fishekzjarre dhe mallra të kontrabanduara, procedohen 3 persona në Sarandë

Tre persona janë vënë nën hetim nga policia e Sarandës, pas zbulimit se tregtonin fishekzjarrë dhe mallra kontrabandë.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, në vijim të kontrolleve për të evidentuar subjektet që tregtojnë fishekzjarrë dhe lëndë të tjera piroteknike, kanë evidentuar 3 subjekte të tilla, në qytetin e Sarandës, konkretisht:

Gjatë kontrollit të ushtruar në marketin në pronësi të shtetasit M. H., u gjetën dhe u sekuestruan sasi lëndësh piroteknike, kapsolla dhe fishekzjarrë.

Gjatë kontrollit të ushtruar në dy supermarkete, në pronësi të shtetasve L. M., dhe I. M., u gjetën dhe u sekuestruan sasi lëndësh piroteknike, fishekzjarrë, dhe produkte të tjera ushqimore të dyshuara të kontrabanduara.

Në përfundim të veprimeve hetimore, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë referuan marerialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit M. H., 52 vjeç, banues në Delvinë, L. M., 31 vjeç dhe I. M., 58 vjeç, banues në Sarandë, për veprat penale “Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse, djegëse dhe radioaktive”, “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë” dhe “Fshehja e të ardhurave”.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Sarandë, për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy