
Tri automjete janë përfshirë mëngjesin e sotëm në një aksident te Rruga e Elbasanit në kryeqytet.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 07:55, në Rrugën e Elbasanit, ku nga përplasja e 3 mjeteve raportohet të ketë vetëm dëme materiale.
Ndërkohë në vendin e ngjarjes ndodhen shërbimet e policisë, të cilët po punojnë për neutralizimin e trafikut.
Rreth orës 07:55, në Rrugën e Elbasanit, janë përfshirë në një përplasje 3 mjete, ku ka vetëm dëme materiale. Sherbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojmë për normalizimin e trafikut,



