Gjykata vendosi të lehtësojë masën e sigurisë për kryeinfermierin e burgut të Durrësit, I cili firmosi rekomandimin për vizitën mjekësore të Altin Ndocit. Në qeli u lanë vetëm 3 nga 6 efektivët e grupit të shoqërimit, mes të cilëve ish-zv.shefi i Policisë së Burgut si dhe dy gardianët që e ruanin Ndocin tek dera e spitalit.



