Kreu manovra të rrezikshme hipur mbi makinë, gjobitet 20-vjeçari dhe i hiqet leja e drejtimit

Kreu manovra të rrezikshme hipur mbi makinë, gjobitet 20-vjeçari dhe i hiqet leja e drejtimit

Një i ri nga Pogradeci është dënuar me një gjobë të majme si edhe me heqjen e lejes së drejtimit pas kryerjes së manovrave të rrezikshme me automjetin tij në një zonë të banuar.

Pas publikimit të pamjeve në rrjetet sociale autoritetet identifikuan 20-vjeçarin M. M. banues në Pogradec, i cili ka hipur mbi kabinën e automjetit, ka kryer manovra të rrezikshme dhe ka penguar qarkullimin, në zonë të banuar, ndërkohë që manovrat me timonin i ka kryer pasagjeri.

Për kundërvajtjet e kryera, konkretisht për shkelje të neneve 126, 139 dhe 170 të Kodit Rrugor, shtetasi M. M. u ndëshkua me masë administrative 75 000 lekë. Gjithashtu, atij iu hoq leja e drejtimit.

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës, që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor, me qëllim mbrojtjen e jetës dhe garantimin e sigurisë rrugore.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy