Tentoi të kalonte në Portin e Durrësit 33 mijë euro pa i deklaruar, arrestohet 35-vjeçari

Tentoi të kalonte në Portin e Durrësit 33 mijë euro pa i deklaruar, arrestohet 35-vjeçari

Një i ri nga Kavaja ka përfunduar në prangat e policisë kufiotare në Portin e Durrësit pasi ka tentuar të kalojë pa deklaruar 33 mijë euro të cilat dyshohet se ishin fituar nga aktivitet kriminal.

Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të DVP Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin S. C., 35 vjeç, banues në Kavajë, pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë të PKK Port Durrës, në hyrje të RSH, këtij shtetasi iu gjetën të fshehura në trup, 33.000 euro, të padeklaruara.

Arrestimi i tij u bë për veprat penale “Mosdeklarimi i të hollave dhe sendeve me vlerë në kufi”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarive kriminale”.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy