Me armë zjarri në banesë dhe në makinë, pranga të riut në Tiranë

Me armë zjarri në banesë dhe në makinë, pranga të riut në Tiranë

Policia e Tiranës ka arrestuar 26-vjeçarin, M.T pasi është kapur me 2 armë zjarri dhe municion luftarak.

Në kuadër të Planit të Masave për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, kapjen e personave në kërkim dhe atyre që lëvizin me armë zjarri, policia ka vijuar kontrollet në të gjithë qarkun e Tiranës, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë në qytet.

Gjatë kontrollit të ushtruar nga policia në mjetin dhe banesën e 26-vjeçarit, policia ka gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale, 2 armë zjarri dhe municion luftarak

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, në ngarkim të shtetasit M. T., për veprën penale "Armëmbajtja pa leje".

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy