
Katër zyrtarë të Bashkisë Dimal janë vënë në pranga me akuzën e korrupsionit dhe shpërdorimit të detyrës. Me kërkesë të SPAK, në bazë të procedimit penal nr.214 të vitit 2020, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për shefin e transportit, drejtorin e Urbanistikës, ish-shefen e Urbanistikës, shefin e IKMT-së në Bashkinë Dimal, si dhe dy persona të tjerë: një inxhinier dhe një ekonomist, të punësuar në një kompani private.
Masa e sigurimit është caktuar dy ditë më parë dhe është ekzekutuar sot.
Pas kryerjes së veprimeve të shumta hetimore, me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me vendimin nr. 8 datë 12.02.2023, ka vendosur:
1. Caktimin e masës së sigurimit “Arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale për personin nën hetim A.Ç. (me detyrë shef transporti në kohën e kryerjes së veprës penal pranë Bashkisë Dimal), i dyshuar për veprat penale të “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 245/1 /2 dhe 25 i K.Penal dhe “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 259/1 i K.Penal.
2. Caktimin e masës së sigurimit “Arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale, për personin nën hetim A. P. (me detyrë drejtor i Zyrës së Urbanistikës, Bashkia Dimal), i dyshuar për veprat penale të “Shpërdorim detyre”, e kryer në bashkëpunim, “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, e kryer në bashkëpunim, “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga nenet 248, 259/1, 245/1 dhe 25 i K.Penal.
3. Caktimin e masës së sigurimit “Arrest në shtëpi”, parashikuar nga neni 237 i Kodit të Procedurës Penale, për personin nën hetim V. J. (me detyrë në kohën e kryerjes së veprës penale shefe urbanistike pranë Bashkisë Dimal), e dyshuar për veprat penale të “Shpërdorim detyre”, e kryer në bashkëpunim dhe “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, e kryer në bashkëpunim, “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga nenet 245/1, 259/1, 248 dhe 25 i K.Penal.
4. Caktimin e masës së sigurimit “Arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale për personin nën hetim A. Ç. (me detyrë shef i IKMT, Bashkia Dimal), i dyshuar për veprën penale të “Shpërdorimit të Detyrës”, parashikuar nga neni 248 i K.Penal.
5. Caktimin e masës së sigurimit “Arrest në burg” parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale për personin nën hetim A. D. (me profesion inxhinier pranë një shoqërie tregëtare), i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Ushtrimit të Ndikimit të Paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 245/1 i K.
6. Caktimin e masës së sigurimit “Arrest në burg” parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale për personin nën hetim V. K. (me profesion ekonomist, menaxher i një shoqërie tregëtare), i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 244 i K. Penal.



