Vrasja e Arjan Gosës/ Policia arreston një person dhe i sekuestron makinën. Ja për çfarë dyshohet 29-vjeçari

Vrasja e Arjan Gosës/ Policia arreston një person dhe i sekuestron makinën. Ja për çfarë dyshohet 29-vjeçari

Policia ka arrestuar sot një shtetas me inicialet E.K, 29 vjeç, pasi dyshohet të ketë ndihmuar autorin e vrasjes së ndodhur në Kavajë, Habib Rexhën, i cili qëlloi për vdekje në një lokal Arjan Gosën. Dyshohet se i arrestuari e ka marrë autorin në automjetin e tij. Automjeti u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.  

Në njoftim thuhet:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kavajë, në vijim të veprimeve hetimore të kryera në drejtimin e Prokurorisë, për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes së ndodhur më datë 21.05.2023, në një lokal, ku mbeti i vrarë një shtetas, bazuar në provat e siguruara gjatë hetimit dhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative, kanë ndaluar shtetasin E. K., 29 vjeç, banues në Kavajë, për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”.     

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se ky shtetas ka ndihmuar autorin e vrasjes, shtetasin H. R. (i ndaluar ditën e djeshme) që të largohej nga vendi i ngjarjes pas kryerjes së krimit, duke e marrë në automjetin e tij.   Automjeti u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.   Gjithashtu, shërbimet e Policisë kanë gjetur vendin e armës së përdorur nga autori për vrasjen e shtetasit A. G., dhe po punojnë për nxjerrjen e saj.  Materialet shtesë i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy