Një vatër zjarri është përhapur mesditën e sotme në Dhërmi.

Era e fortë po favorizon flakët të shkojnë drejt banesave të zonës së Gjilekës, ku janë rreth 30 banesa që rrezikohen të digjen.
Në zonën ku ka rënë zjarri janë zjarrfikësit, ndërsa përveç ndërhyrjes nga toka ka mbërritur edhe helikopteri për të bërë të mundur lokalizimin dhe shuarjen e zjarrit.
Ministri i Brendshëm Taulant Balla, ka bërë të ditur se në zonë janë zjarrfikësit dhe helikopteri i Forcave të Armatosura.
Shërbimet zjarrfikëse dhe Forcat e Armatosura po punojnë për fikjen e një zjarri në një zonë pyjore Dhërmi. Në krye të detyrës.
Në ndihmë të zjarrfikësve të Himarës janë dhe banorë të fshatit Dhërmi, të cilët me mjete rrethanore po ndihmojnë për izolimin e zjarrit dhe moslejimin e përhapjes së mëtejshme të flakëve.



