Policia e Fierit ka njoftuar sot finalizimin e një operacioni për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve dhe armëmbajtjes pa leje në qytetin e Fierit.
Në këtë operacion janë sekuestruan 208 gramë heroinë, 17.5 kg kanabis në proces tharjeje dhe 1448 fara kanabis. Asgjësohen fidanë dhe bimë të dyshuara narkotike, që ishin kultivuar në afërsi të dy banesave të ndryshme.
Gjithashtu janë sekuestruar 3 granata difensive dhe ofensive, 2 armë gjahu pa leje, 391 fishekë luftarak, 3 peshore elektronike dhe 2 pajisje që shërbenin për përpunimin e lëndës narkotike.
Ndërkohë që gjatë këtij operacioni është vënë në pranga pronari i njërës nga banesat dhe janë shpallur në kërkim 2 djemtë e tij.
Në Fier gjatë operacionit "Grizë" u arrestuan shtetasit Selman Gropa dhe Valentina Gropa si edhe u shpallën në kërkim shtetasit Elsem Gropa dhe Gazmend Gropa.
Gjatë operacionit u vu në pranga edhe 1 shtetase tjetër që kishte kultivuar bimë narkotike në një sipërfaqe toke në pronësi të saj.
Në vijim të punës për goditjen e aktivitetit kriminal në fushën e prodhimit dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë policore se në një banesë në lagjen "29 Marsi", Patos, kultivohej dhe prodhohej lëndë narkotike, Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në DVP Fier, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Fier, ka organizuar dhe finalizuar me sukses operacionin policor të koduar "Grizë", në kuadër të të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit S. G., 66 vjeç, banues në Patos.
Po në kuadër të operacionit u bë shpallja në kërkim dhe po punohet për kapjen e dy djemve të 66-vjeçarit, shtetasve E. G., 39 vjeç dhe G. G., 26 vjeç, të cilët dyshohet se kryenin në bashkëpunim aktivitetin kriminal.



