Emrat/ Bllokuan rrugët në Tiranë në protestën kundër rritjes së çmimeve, 16 të arrestuar

Emrat/ Bllokuan rrugët në Tiranë në protestën kundër rritjes së çmimeve, 16 të arrestuar

16 persona janë arrestuar dhe 5 të tjerë janë vënë në hetim pasi ditën e djeshme në protestën kundër rritjes së çmimit të karburantit bllokuan rrugët dhe kundërshtuan punonjësit e Policisë.

Strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë dhe të Komisariateve në varësi të saj, në përfundim të veprimeve të para hetimore të kryera në lidhje me protestën e zhvilluar në datën 9 mars 2022, bazuar në provat e grumbulluara, arrestuan për veprat penale "Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme", "Prishja e qetësisë publike", "Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik" dhe "Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit", kryer në bashkëpunim, shtetasit:

Emiljano Çervenaku 21 vjeç, Amarildo Zaimi 22 vjeç, Vilian  Pjetri 23 vjeç, Ernest Kapo 27 vjeç, Gjovan Pjetri 22 vjeç, Saimir Rrahmani 33 vjeç, Pellumb Sina 22 vjeç, Eldo Nezha 22 vjeç, Elvis Leka 22 vjeç, Mirton Dedndreaj 43 vjeç, Artemis Marku 32 vjeç, Armir Nelaj 23 vjeç, Endri Ahmeti 20 vjeç, Sheme Hamitaj 25 vjeç, Xhonis Lamaj 25 vjeç dhe Bislim Lakna 28 vjeç.

Në vijim të veprimeve u proceduan penalisht shtetasit: E. H., 20 vjeç, E. P., 23 vjeç, A. A., 36 vjeç, M. K., 20 vjeç, dhe E. V., 22 vjeç.

Strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, nën drejtimin e Prokurorisë, vijojnë punën për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në akte të kundërligjshme gjatë protestës së datës 9 mars 2022.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy