Biznesmeni Damir Fazliç paditet nga Tatimet, pëfitoi nga shteti 2 mln euro

Biznesmeni Damir Fazliç paditet nga Tatimet, pëfitoi nga shteti 2 mln euro

Rikthehet sërisht në dosjet e prokurorisë biznesmeni i njohur Damir Fazillç. Tri jave me parë drejtoria e Tatimeve ka paditur në prokurori biznesmenin për perfitim të padrejtë të një fondi rreth 2 milionë euro.

Nga hetimet e kryera deri tani, rezulton se kompania me pronar te vetem Fazlliç ka paraqitur fatura në Tatime për rimbursim në vlerën e 2 milionë eurove, shuma të cilat i ka përfituar për punime e investime në zonën e Porto­Romanos.

Pas marrjes së fondeve në fjalë në vitet 2011-­2012 sipas hetimit, ka dyshime se gjithcka ka qenë fiktive dhe punimet nuk janë kryer në volumin e deklaruar. Njesia task force e prokurorisë ka regjistruar procedimin penal me akuzat e falsifikimit të dokumenteve dhe të mashtrimit si dhe po heton për shpërdorim detyre nga punonjësit shtetëror që dyshohet se kanë bërë verifikim fiktiv të shpenzimeve nga puna e investimi i kompanisë së Fazlliç në terren.

Kompania që ka në pronesi Fazlliç e cila ka leshuar faturat që janë paraqitur me pas për rimbursim nga shteti është krijuar në vitin 2005. Emri i Fazliç është denoncuar shpesh nga opozita socialite në atë kohë për përfitime dhe privatizime të paligjshme të pronave në vendin tonë. 

Ky denoncim I tatimeve vjenë tetë vjet pasi Fazlliç i mbylli llogaritë me drejtësinë, duke marrë pafajësinë për veprën penale të pastrimit të parave,

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy