79 ditë nga përfundimi i mandatit të Aida Hajnaj SPAK ka hapur garën për kreun e ri të BKH-së. Emri i fituesit do të përzgjidhet nga një test me shtatë faza, midis 13 kandidatëve.
79 ditë nga kjo e premte i kanë mbetur drejtueses aktuale të BKH-së të ushtrojë detyrën. Më 1 shtator FBI shqiptare pritet të ketë në drejtim një emër të ri.
Në fazën e dytë të garës së çelur nga Prokuroria e Posaçme interesin e shprehën 13 garues mes tyre një grua dhe dymbëdhjetë burra.
Më 10 qershor 2025 SPAK njoftoi se “deri në afatin e vendosur nga Komisioni i Përzgjedhjes rezulton se kanë aplikuar 13 kandidatë, të renditur sipas rendit alfabetik:
Andi Pogaçe
Artur Beu
Astrit Halilaj
Elton Kërluku
Gentian Ndoi
Gentjan Shehaj
Gledis Nano
Haki Çako
Joni Keta
Maoricio Sheldija
Marinela Pilinçi
Miklovan Kanani
Nevrus Ndregjoni
Pas mbylljes së aplikimeve, procesi kalon në fazën e verifikimit paraprak, gjatë së cilës, Komisioni i Përzgjedhjes do të shqyrtojë dokumentacionin e paraqitur nga kandidatët për të vlerësuar përmbushjen e kushteve ligjore dhe kritereve të përcaktuara në ligjin nr. 95/2016 “Për organizimin dhe funksionimin e institucioneve për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar”.
Kandidatët që kalojnë fazën e verifikimit paraprak do të ftohen për të marrë pjesë në fazat pasardhëse të procesit.



