Sot në Kosovë kthehen dhjetë trupat e pa jetë nga Kroacia

Sot në Kosovë kthehen dhjetë trupat e pa jetë nga Kroacia

Trupat e pajetë të kosovarëve mërgimtarë, të cilët humbën jetën tragjikisht nga aksidenti në Slavonski Brod të Kroacisë, pritet të arrijnë mëngjesin e sotëm në Kosovë,

“Gjithë procedurat e nevojshme për transportimin e 10 viktimave janë kryer. Trupat e tyre janë rrugës duke ardhur”, ka bërë të ditur Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sfeçla.

“Besojmë që herët në mëngjes do të arrijnë këtu dhe pastaj duke mbështetur të gjitha familjet dhe do të organizohen ceremonitë e varrimit. Në të njëjtë kohë vazhdojmë përkujdesjen për të gjithë të lënduarit që kanë ardhur në Kosovë edhe për ata që janë ende në Kroaci”, ka shtuar Sfeçla, nga Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës, “Adem Jashari”, teksa kishte dalë për ti pritur të rikthyerit e aksidentit të Kroacisë.

Duke ngushëlluar për vdekjen e 10 bashkatdhetarëve, Xhelal Sfeçla ka falënderuar shtetin kroat për ndihmën e dhënë dhe tha se ky numër i viktimave do të ishte më i lartë po të vonohej kjo ndihmë.

“Jemi të bindur se po të vonohej ndihma e tyre, numri i viktimave do të ishte më i lartë. Prandaj ne në vazhdimësi e kemi shprehur falënderimin tonë, por besoj që këtë falënderim e kanë ditur prej gjithë shoqërisë dhe popullit tonë”.

Në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari” në Prishtinë, kanë mbërritur mbrëmë 21 mërgimtarët që i mbijetuan aksidentit tragjik të 25 korrikut në Kroaci, ku një autobus u përmbys në rrugë e si pasojë mbetën të vrarë 10 persona dhe të plagosur dhjetëra të tjerë.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy