Arratisja e të paraburgosurit, Hajdarmataj: Drejtuesit vihen në shërbim të krimit (VIDEO)

Arratisja e të paraburgosurit, Hajdarmataj: Drejtuesit vihen në shërbim të krimit (VIDEO)

Ish-drejtuesi i policisë Arben Hajdarmataj, për arratisjen e të paraburgosurit Altin Ndoci teksa kishte shkuar për vizitë në burgun e Durrësit, thotë se përgjegjësia kryesore bie mbi drejtorin e burgut. 

 

Në një intervistë për edicionin e lajmeve në MCN TV, ai deklaroi se mund të jetë e gjithë sstruktura e inkriminuar dhe një person i vetëm nuk e zgjidh problemin. 

 

Sipas tij, faktet kanë treguar se drejtuesit e këtyre institucioneve janë vënë shpesh në shërbim të grupeve kriminale. 

 

A janë elementet dhe mundësitë praktike dhe logjistika që garanton sigurinë në burgje? Apo vetë drejtuesit e këtyre IEVP-ve duan t’i shkelin këto rregulla? Unë mendoj se janë të gjitha kushtet e sigurisë dhe rregullores. 

 

Mbase organika e personelit mund të ketë ndonjë mangësi. Në kompleksitetin e saj, gjithë infrastruktura si logjistike, si nga ana e funksioneve dhe dokumentacioneve për sigurinë në burgje, janë të plotësuara. 

 

Drejtuesi ka përgjegjësinë kryesore, por nëse nuk është në dorën e drejtuesit që t’i filtrojë vetë efektivët që do punojnë në këtë repart, por ia çojnë dhe emërojnë, në një farë mase përgjegjësia për përzgjedhjen nuk i bie atij, por përgjegjësia për mbikëqyrjen është e tij.

 

 Por përgjegjësia kryesore nuk është e tij. Se mund të jetë e gjithë struktura e inkriminuar dhe një person i vetëm nuk e zgjidh dot. I gjithë sistemi ka kaq shumë probleme dhe mangësi, sa një njeri i vetëm sa do i përkushtuar të jetë nuk e zgjidh dot. 

 

Gjithë struktura është e inkriminuiar, faktet po dalin përditë. Kemi drejtues të lartë të policisë së shtetit që janë të inkriminuar dhe akuzuar. 

 

Nuk është se vetëm një person i caktuar i shërben një grupi kriminal, por problemi është se humb besimi te gjithë struktura e Policisë së Shtetit apo te Policia e Burgjeve. Faktet kanë treguar se drejtuesit e këtyre institucioneve janë vënë shpesh në shërbim të grupeve kriminale. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy