Ekzekutimi i kolegut në komisariat/ Detajet që ngrenë dyshime për vrasje me paramendim

Ekzekutimi i kolegut në komisariat/ Detajet që ngrenë dyshime për vrasje me paramendim

Kishte menduar çdo gjë në detaj: ku do të qëndronte, si do të sillej si dhe ku do ta qëllonte. Efektivi i policisë kishte menduar edhe largimin nga vendngjarja, duke lënë automjetin ndezur në derën e komisariatit, ndërsa 30 fishekë i kishte lënë në sediljen e parë të makinës.

Ludian Zaimi, i cili qëlloi për vdekje brenda në komisariatit numër 3, kolegun e tij, do të pëgjigjet për akuzën e vrasjes me paramendim. Provat  e mbledhura por edhe pamjet filmike të kamerave të sigurisë brenda ambienteve të komisaritatit tregojnë se autori kishte menduar mirë çdo lëvizje të tij.

Në pamjet filmike shfaqen momentet e ngjarjes së rëndë brenda komisariatit nr.3, ku mbeti i vrarë Çaush Saliasi, 55 vjeç. Prokurorët thanë se makina e tij personale është gjendur e ndezur dhe e parkuar para ambienteve të godinës policore, edhe pse aty ndalohej qëndrimi i mjeteve. Ndërsa brenda automjetit të Ludian Zaimit, prokurorët kanë sekuestruar dhe një sasi fishekësh.

Edhe pse pas arrestimit autori shfaqi shenja pendese për vrasjen, ai deklaroi se ndihej i cenuar psikologjikisht dhe se kjo ishte akumuluar prej kohësh. Zaimi ka pretenduar se Çaushi e kishte quajtur qorr disa herë. 

Drejtues të lartë të këtij komisaritati thanë se autori shfaqej një person i tërhequr dhe jo shumë social. Prej më shumë se një viti e gjysmë, ai ushtronte detyrën si polic i thjeshtë i patrullës së përgjithshme në Komisariatin 3.

Ditën e enjte, ai do të paraqitet në gjykatën e rrethit ku pritet të caktohet edhe masa e sigurisë. Ndaj tij rëndon një akuzë që parashikon dënimin jo më pak se 20 vjet deri në burgim të përjetshëm. 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy