
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në qytetin e Durrësit, ku një automjet ka përplasur një këmbësor.
Sipas informacioneve të policisë, ngjarja ka ndodhur në lagjen numër 1 të qytetit bregdetar, ku mjeti tip “Ford” me drejtues shtetasin E. L., ka përplasur shtetasin këmbësor S. V., i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.



