Policia e Tiranës ka bërë të mundur arrestime të tjera në lidhje me laboratorin e drogës të zbuluar ditën e djeshme në Shkozë.
Butë e kryeqytetit njoftojnë se ka shkuar në 10 numri i personave të prangosur, për këtë ngjarjes.
Të arrestuarit janë:, H. P., 62 vjeç, Gj. D., 63 vjeç, K. D., 26 vjeç, G. B., 59 vjeç, R. M., 50 vjeç, banues në Tiranë me detyrë punonjës i OSHEE-së.
Po në vijim të veprimeve proceduriale janë arrestuar edhe 5 persona të tjerë të dyshuar të përfshirë në këtë veprimtari kriminale dhe konkretisht: Sh. M., 58 vjeç I. Q., 63 vjeç, R. L., 58 vjeç, me detyrë roje private të shoqerisë SHPSF “Oktapus”, A.K., 58 vjeç, banues në Tiranë me detyrë roje private të shoqërisë SHPSF “Oktapus”, I. S., 46 vjeç, me detyrë, faturist ujesjellës kanalizimeve, banues në Tiranë.
Arrestimi i tyre u bë bazuar në Planin e Veprimit për kontrollin e territorit për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike.
Mbi bazë të informacioneve të marra në rrugë operative nga ana e policisë dyshohej se në zonën e Shkozës më konkretisht në tunelet e ish Uzinës së Autotraktorëve, kultivoheshin bimë narkotike.
Menjëherë, shërbimet policore kanë organizuar dhe zhvilluar një kontroll të imtësishëm në këtë zonë.
Nga kontrolli i imtësishëm i zonës ku ishte informacioni, u konstatua një ambient i mbyllur në brendësi të tunelit i përshtatur për kultivimin e bimëve narkotike.
Personat e mësipërm dyshohen se kanë kryer veprën penale të “Prodhim dhe shitje të narkotikëve” dhe “Kultivim të bimëve narkotike”.
Për R. M., R.L ,A.K dhe I.S dyshohen se ka konsumuar veprat penale të “Shpërdorimit të Detyrës” dhe “Mos kallëzimit të Krimit”.
Në kuadër të këtij operacioni policor janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale provat e mëposhtme :
• 46.45 kilogramë lëndë narkotike e dyshuar e llojit kanabis sativa e paketuar në qese plastike.
• 1375 kubikë me lëndë narkotike të dyshuar e llojit cannabis sativa.
• 205 rrenjë bimë narkotike e dyshuar e llojit cannabis sativa (kërcëj).
• 78 llamba fosforeshnte të cilat shërbenin për kultivimin e bimëve narkotike.
• 7 celularë të markave të ndryshme. • Pajisje të ndryshme që shërbenin për funksionimin



