
Katër persona kanë rezultuar pozitivë me koronavirus të hënën në Kosovë.
Rastet e reja kanë dalur nga testimi i 2.032 mostrave të dyshuara për SarsCov2.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 10 pacientë, duke çuar numrin e të shëruarve në 158.010.
Numri i rasteve aktive me Covid-19 në Kosovë është 343.



