Dy të arrestuar në Vlorë/ Njëri kapet me heroine, tjetri ishte në kërkim për dhunë në familje

Dy të arrestuar në Vlorë/ Njëri kapet me heroine, tjetri ishte në kërkim për dhunë në familje

Një 49-vjeçar me inicialet A.H., u arrestua në Vlorë, pasi policia i gjeti dhe sekuestroi një sasi heroine. Po ashtu u ndalua një 27-vjeçar me inicialet Xh.G., i cili ishte në kërkim për dhunë në familje.
Në njoftimin e Policisë thuhet:

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Vlorë arrestuan në flagrancë shtetasin A. H., 49 vjeç, banues në Vlorë, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i kanë gjetur dhe sekueatruar një sasi lënde të dyshuar narkotike heroinë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë ndaluan shtetasin në kërkim Xh. G., 27 vjeç, banues në Vlorë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë e ka dënuar me 4 muaj burgim, për veprën penale “Dhuna në familje”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme”.
 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy