Makina bie nga ura në lumin Osum në Berat, plagoset rëndë shoferja

Makina bie nga ura në lumin Osum në Berat, plagoset rëndë shoferja

Një aksident është regjistruar në aksin nacional Berat-Skrapar, në fshatin Vërtop.

Mjeti tip ‘Audi’, me targa AA 723 LK, që drejtohej nga një 28-vjeçare është rrëzuar nga ‘Ura e Vërtopit’ dhe ka përfunduar disa metra poshtë në zhavorrin e lumit Osum edhe pse nuk ka pasur prurje.

Si pasojë e rrëzimit drejtuesja e mjetit Anxhela Ibra 28-vjeçe, është plagosur rëndë, ndërkohë që pasagjeri që udhëtonte me të nuk ka pësuar lëndime.

Në vendngjarje kanë mbërritur forca të ushtrisë dhe policisë, të cilët kanë nxjerrë nga makina 28-vjeçaren.

E plagosura është transportuar fillimisht drejt Spitalit Rajonal të Beratit ku pasi ka marrë mjekimin e parë është transportuar me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.

Policia është duke punuar për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit të rëndë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy