Emri/ Përvetësoi 215 mijë euro duke e mashtruar se do e bënte ‘bullgar’, arrestohet 38-vjeçari

Emri/ Përvetësoi 215 mijë euro duke e mashtruar se do e bënte ‘bullgar’, arrestohet 38-vjeçari

38-vjeçari Lorin Xhelilaj është arrestuar nga Policia e Tiranës për shkak se dyshohet se ka përvetësuar 215 mijë euro, nëpërmjet skemës së mashtrimit.

38-vjeçari ka përvetësuar, nëpërmjet mashtrimit, shumën 215 000 euro, nga një 26-vjeçar,me pretekstin se do t’i siguronte atij nxjerrjen e pasaportës bullgare, si dhe do ta bënte aksioner, në një kompani private në Turqi.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale në vijim të punës për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën ekonomiko-financiare dhe vënien e autorëve përpara përgjegjësisë penale, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Transporter’.  Si rezultat i këtij operacioni, u bë ndalimi i shtetasit Lorin Xhelilaj, 38 vjeç, banues në Tiranë. 

Ky shtetas ka përvetësuar, nëpërmjet mashtrimit, shumën 215 000 euro, nga një 26-vjeçar me pretekstin se do ti siguronte atij nxjerrjen e pasaportës bullgare, si dhe do ta bënte aksioner, në një kompani private në Turqi. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 108 600 euro.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy