Një vit pas arrestimit, Greqia ekstradoi Laert Haxhiun. Dënimi I tij me burgim të përjetshëm u dha në mungesë. Lidhur me këtë gazetari Sokol Bregu në MCN Live u shpreh se Haxhiun e pret një hakmarrje edhe pse do të jetë në burg pasi mbi të rëndojnë 8 vrasje.
Ai tha se Haxhiu do bëjë patjetër diçka për të mbrojtur veten në burg dhe familjen jashtë, ndërsa sa i përket shanseve për arratisje nga burgjet shqiptare ato janë zero mundësi për të ndodhur.

Që në momentin e parë duhet të kuptojmë një gjë që sa hyri në tokën shqiptare tha mos më filmoni dhe kjo është për masën e tij vetjake, pra e kupton se po e pret një hakmarrje dhe pse është në burg. Ajo që del në një fragment dhe po të shohim foton që ne përdorim shohim se ai ka një rritje dhe unë jam dakord që të mos filmohen në rastin konkret sepse është për çështje të sigurisë sepse ai tashmë është i rrezikuar dhe në burg.
Rrezikohesh me ata që s’ta mbushin mendjen, nuk ka pse të xhirohet se edhe në dosjen e fundit i vetmi identifikim kur ata kërkojnë vrasje me pagesë është youtube i dalë nga ndonjë e intervistë e dhënë në media, kjo është mënyra e identifikimit dhe dërgojnë dhe të dhënat e tjera.
Me daljen e SPAK nuk kanë më frikë nga ligji sepse i pret një burgim i rëndë, ata sot kanë probleme me njeri tjetrit, ai akuzohet për një vrasje të dyfishtë dhe i penduari nuk ka më lidhje me burgimin përjetshëm, por është thënë se ai ka kryer dhe 6 vrasje të tjera, në total tetë persona të ekzekutuar prej tij dhe gjëja e parë që mendon është hakmarrja.
Është ndër personazhet më të egër në botën e krimit në Shqipëri, vrasës me pagesë. Haxhiu kishte hyrë me identitet të rremë në Greqi dhe një vend ka të drejtë të bëjë depërtimin sepse ke hyrë në mënyrë të jashtëligjshme. Greqia nëse do ta linte vërtetë të rrinte në Greqi do krijonte një problematikë serioze për vendin e tij.
Policia dhe ministria e brendshme mendon se sjella e tyre në Shqipëri është e mirë, por unë mendoj se ata do sjellin rebelim në burgje se fundja kanë vrarë njeri-tjetrin, trazon botën e krimit në mënyrën më të fundit. Një njeri që mendohet se ka vrarë 8 veta sigurisht që do jetë i fuqishëm dhe financiarisht.
Ata problemin e kanë me njeri tjetrin dhe ai diçka do bëjë për të ruajtur veten në burg dhe familjen jashtë. Sa i përket arratisjes nga burgjet në Shqipëri kanë zero mundësi për tu arratisur, kjo është e pamundur të ndodhë.



