Shiste kokainë dhe kanabis, arrestohet i riu në Tiranë

Shiste kokainë dhe kanabis, arrestohet i riu në Tiranë

Një i ri në Tiranë i cili shiste kokainë dhe kanabis në doza, është vënë në prangat e policisë.

 

Mbi bazën e informacioneve të siguruara në rrugë operative se një shtetas shiste lëndë narkotike në zonën e quajtur “Ish-parku i autobusëve”, Seksioni për Hetimin e Narkotikëve finalizoi operacionin policor të koduar “Parku”, në kuadër të të cilit u vu në pranga  Aleksandro Maliqaj, 23 vjeç, banues në Tiranë. 

 

Gjatë operacionit, në rrugën “Frosina Plaku”, efektivët e policisë e kanë kapur 23-vjeçarin, të cilit gjatë kontrollit fizik dhe në banesë, i gjetën 265 gramë lëndë të dyshuar narkotike kokainë të ndarë në sasi të vogla/doza, gati për shitje, dhe një sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis. 

 

Ndaj të dyshuarit materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy