Elbasan, përfshihen nga flakët dy makina në pronësi të një personi

Elbasan, përfshihen nga flakët dy makina në pronësi të një personi

Dy makina përkatësisht të tipit “Audi” dhe “Volkswagen” janë përfshirë nga flakët në orët e para të mëngjesit në zonën e Bradasheshit, në Elbasan.

 

Sipas burimeve automjetet janë në pronësinë e shtetasit Egli Hazisllarit.

 

Pas njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet zjarrfikëse dhe forcat e policisë, të cilat kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve dhe izolimin e zonës për të shmangur rrezikun e përhapjes së zjarrit.

 

Nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa dëmet materiale janë të konsiderueshme, veçanërisht për automjetin “Volkswagen”, i cili është djegur tërësisht.

 

Grupi hetimor, ka nisur hetimet për të përcaktuar shkakun e rënies së zjarrit dhe për të sqaruar nëse bëhet fjalë për një defekt teknik, zjarr aksidental apo një ngjarje të qëllimshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy