
Gazetari investigativ Artan Hoxha, ka sjellë fakte dhe filmime në studion e “Të paeskpozuarve”, lidhur me një projekt tjetër të kompanisë së drejtorëve të bashkisë së Tiranës, “5D”, e cila në vitin 2022rrëmbeu tenderin e një projekti në ish-Kinostudio, së bashku me kompaninë tjetër “Bami”.
Hoxha, duke komentuar këto pamje në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, tha se kompania “5D” preu ullinjtë shekullorë, prishi ndërtesat e ish-Kinostudios dhe groposi aty internet dhe dherat, duke mos i çuar as në Sharrë.
Sipas tij, për projektin me ish-Kinostudion, fondi është 4.2 milionë € për 300 metra rrugë
Punonjësit e kompanisë “5D” kanë punuar prej tetorit 2022 dhe kanë shembur shumë godina që ka patur ish-Kinostudio. Këtë filmim unë e kam ndjekur prej dy vitesh.
Ato inertet si rregull duheshin çuar në Sharrë se është 29 euro toni për dherat. Këta nuk i çojnë fare as në Sharrë dhe kursejnë edhe karburant. Kanë hapur një gropë pasi kanë prerë ullinjtë dhe groposin në tokë internet. Ky filmim është i 24 dhjetorit 2022.
Pasi morën internet dhe i groposën, prenë ullinjtë shekullorë, sollën dhe nga një vend tjetër ku po ndërtonin. Në janar 2023 erdhi pjesa tjetër e dheut.
Tabela e punimeve thoshte se investitori është bashkia Tiranë dhe zbatuesi është “5D”. Fondi është 4.2 milionë euro për 300 metra rrugë maksimumi. Ata do të bëjnë rrugën, një lulishte. I bie 12 milionë euro kilometri.
Këto ditë meqë është bërë zhurmë, është bërë zgjerimi i rrugës, janë shembur muret, do të jetë një lulishte dhe rrethrrotullimi. Aty janë nja 20 kamionë të rëndë dhe ndoshta duan ta mbarojë se u bë zhurmë të madhe.



