Prokuroria e gjykata 'nuk merren vesh', dështon seanca ndaj Mark Frrokut

Prokuroria e gjykata 'nuk merren vesh', dështon seanca ndaj Mark Frrokut

Procesi gjyqësor ndaj ish-deputetit Mark Frroku ka ngecur tek fashikujt. Moskoordinimi midis fashikujve të provave që disponon gjykata dhe ato që deklaron Prokuroria ka bërë që ky proces prej tre seancash të dështojë në pritje të saktësimit nga ana e Prokurorisë.

Edhe në seancën e së premtes, Prokuroria deklaroi se nuk kishte mundur të realizonte koordinim e plotë për shkak të volumit të madh të dosjeve, duke këkuar shtyrjen e procesit. 

Por kjo kërkesë ka ngjallur reagimin e të pandehurit Mark Frroku, i cili ka deklaruar se populizmi dhe spekullimi janë qëllimi i Prokurorisë, ndërsa avokatët e tij reaguan duke deklaruar se nuk është serioze që pas dhjetra seancash gjyqësore procesi të ngeci në këtë pikë nga ana e prokurorisë,e cila vetë i ka përgatitur fashikujt e dosjes dhe tani nuk arrin t’i koordinojë, raporton Top Channel.

Dy seanca më parë u konstatua fakti që fashikujt që ka gjykata janë të emërtuar deri në 27, ndërsa sipas prokurorisë duhet të jenë 29. Pikërisht për të verifikuar këtë mosrakordim procesi ka tre seanca që është bllokuar. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy