Dy shtetase kanë përfunduar në spital, pas një konflikti në familje. Sipas informacioneve paraprake, mësohet se ngjarja ka ndodhur në fshatin Makatomaj të Lezhës, ndërsa të dëmtuarat janë kunata me njëra-tjetrën.
Një nga të dhunuarat është Dava Ndoj, 33 vjeçe. Babai i saj është shprehur se 33-vjeçarja është pajisur me urdhër-mbrojtje, ndërsa konfliktet mes kunatave kanë nisur që në muajin janar të këtij viti.



