Atentati në Vlorë/ Ekzekutimi gabimisht i nipit dhe dyshimi për Gaz Çollakun

Atentati në Vlorë/ Ekzekutimi gabimisht i nipit dhe dyshimi për Gaz Çollakun

Hakmarrja dhe larja e hesapeve janë dy pistat ku Policia e Vlorës po heton vrasjen e Marjen Xhaferaj, i cili u qëllua për vdekje mbrëmjen e së dielës në një lokal pranë Lungomares, shkruan “Panorama”. 

Policia e Vlorës ka ngritur dyshimet se ekzekutimi i 37- vjeçarit me precedentë të më- parshëm penalë vjen në vazhdën e tre vrasjeve të ndodhura në Durrës, ku një prej viktimave ishte nipi i tij, Endri Çaushaj.

Kjo është pista kryesore ku është përqendruar Policia, por ka dyshime të forta se ai mund të jetë ekzekutuar edhe për pazare droge, duke u bazuar tek e shkuara kriminale e 37-vjeçarit vlonjat.

Burime nga grupi hetimor thanë për gazetën se Xhaferaj, i cili njihej në Vlorë me emrin “Reni”, ka qenë objektivi i atentatit të ndodhur më 20 dhjetor 2015 në qytetin e Durrësit ku mbeti i vrarë nipi i tij (djali i motrës) Endri Çaushaj dhe Ervin Kodra. Sipas të njëjtave burime, në këtë ngjarje 37- vjeçari ka qenë dëshmitar okular dhe ka pasur dyshime se objektiv ka qenë pikërisht ai.

Siç mësohet, Marjen Xhaferaj kishte fajësuar për këtë ngjarje Gazmend Çollakun, i cili u rrëmbye, dhunua dhe ekzekutua në veri të qytetit të Durrësit pak kohë pas vrasjes së Endri Çaushajt dhe durrsakut Ervin Kodra. Vrasja e dy të rinjve ndodhi në hyrje të Portit të Durrësit, pranë “Torrës Veneciane”, në momentin që ata ishin ndarë nga shokët e tyre teksa qëndronin në një lokal, ku ndodhej Marjen Xhaferaj.

Edhe pse viktima e djeshme në Vlorë është me precedent kriminal, sipas Policisë, fakti i vetëm që e lidh këtë ngjarje është pikërisht vrasja e 20 dhjetorit të vitit 2015 në afërsi të ish-Vollgës.

Asokohe u fol shumë në lidhje me atë ngjarje dhe vetëm dy javë më vonë ndodhi rrëmbimi, masakrimi dhe vrasja e Gaz Çollakut, krim që në fakt u lidh gjithnjë me vrasjen e dy djemve, Ervin Kodra dhe Endri Çaushaj.

Megjithë hetimet intensive, për vrasjen e dy të rinjve, Policia nuk ka asnjë të arrestuar, ndërsa për rrëmbimin dhe vrasjen e Çollakut është arrestuar Denis Shtraza, pavarësisht se ky i fundit refuzon kategorikisht se nuk ka lidhje me rrëmbimin e ish-shokut të tij.

Në këto kushte, Policia e Vlorës krahas hetimeve të përgjithshme është përqendruar pikërisht te kjo ngjarje për të zbardhur vrasjen e 37-vjeçarit Xhaferaj, me mbiemër të ndryshuar (Omeri mbiemri real i tij).

Policia dhe Prokuroria kanë hapur dosjet e vjetra të Vlorës për të mësuar se ku mund të ketë qenë i përfshirë viktima e po ashtu bëhet me dije se në fokus është edhe çështja e vrasjes së nipit të tij në Durrës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy