
Një person në Pogradec i ka dhënë fund jetës në mënyrë tragjike duke u vetëhedhur nga ballkoni i banesës ku jetonte.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr. 4, Pogradec, ku është vetëhedhur nga kati i tretë, i banesës ku banonte i vetëm, shtetasi N. K., 74 vjeç, i cili për pasojë ka gjetur vdekjen.
Nuk dihen ende arsyet që e kanë detyruar të moshuarin të ndërmarrë këtë akt fatal për jetën, ndërsa dyshohet se mund të ketë qenë në kushte depresioni.
Materialet i kaluan Prokurorive të Rretheve Gjyqësore Korçë e Pogradec për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e policisë.



