Ndotën mjedisin duke hedhur mbeturina në Qafën e Llogarasë, procedohen 3 administratorë restorantesh

Ndotën mjedisin duke hedhur mbeturina në Qafën e Llogarasë, procedohen 3 administratorë restorantesh

Policia ka proceduar penalisht 3 administratorë restorantesh pasi kanë ndotur mjedisin duke hedhur mbeturina në vendin e quajtur “Qafa e Llogarasë”.

Bëhet me dije se ka nisur procedimi për  B. D., T. D. dhe G. D, të tre banues në Dukat.

Njoftimi: Llogara/Vijojnë kontrollet intensive nga shërbimet e Policisë, në të gjithë qarkun, kryesisht në zonat e mbrojtura, për parandalimin dhe goditjen e krimeve mjedisore.

Procedohen penalisht 3 shtetas (administratorë restorantesh), pasi kanë ndotur mjedisin, duke hedhur mbeturina, në vendin e quajtur “Qafa e Llogarasë”.

Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e krimeve mjedisore, shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë dhe ato të Stacionit të Policisë Dhërmi, bazuar edhe në informacionet e marra se disa shtetas hidhnin në vendin e quajtur “Qafa e Llogarasë”, mbeturinat e krijuara nga aktivitetet në restorantet që administronin, kanë ushtruar kontroll në këtë zonë.

Gjatë kontrollit, shërbimet e Policisë kanë konstatuar mbeturina të ndryshme, që dyshohet se janë hedhur nga administratorët e 3 subjekteve (restoranteve) në zonën e Llogarasë.

Në vijim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Himarë referuan materialet proceduralet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për 3 administratorët e subjekteve, shtetasit B. D., T. D. dhe G. D, të tre banues në Dukat.

Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë që dyshohet se kanë krijuar ndotje në këtë zonë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Policia e Shtetit mbetet e vendosur në misionin e saj, për evidentimin e çdo veprimtarie të paligjshme që ndot mjedisin dhe ndëshkimin e shtetasve përgjegjës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy