Sherr me thika në Durrës, një i vdekur dhe dy të plagosur

Sherr me thika në Durrës, një i vdekur dhe dy të plagosur

Një sherr me thika ka ndodhur mesditën e sotme në Durrës

Si pasoj e këtij sherri një person ka humbur jetën ndërsa dy të tjerë janë plagosur.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur mesditën e së martës në fshatin Rrushkull të Durrësit.

Të plagosurit janë dërguar në spitalin e Durrësit dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

"Më datë 23.05.2017,  rreth orës  13:20 ,  jemi njoftuar nga urgjenca e Spitalit  Rajonal Durrës se kanë shkuar të plagosur dy shtetas. Menjëherë shkuan në Spital Efektivet e Policisë,  të cilët konstatuan  se ishin plagosur me  mjet prerës thikë,   shtetasit Y. Sh. , rreth 60 vjeç dhe  E. Xh. ,rreth 50 vjeç. Nga veprimet hetimore paraprake dyshohet se në fshatin Rrushkull, shtetasit e mësipërm janë  konfliktuar me shtetasin L.Q. Konflikti ka qenë I çastit dhe ka ndodhur për motive të dobëta, ku shtetasit e mësipërm janë goditur me mjet prerës (thikë) me njëri-tjetrin. Për pasojë shtetasi L.Q. ka ndërruar jetë, ndërsa dy shtetasit e tjerë ndodhen në Spitalin Rajonal Durrës nën kujdesin e mjekëve", deklaron policia.

Në vendin e ngjarjes ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të rethanave të kësaj ngjarje të rëndë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy