Arrestohen 4 persona në Durrës, 2 prej tyre të shpallur në kërkim

Arrestohen 4 persona në Durrës, 2 prej tyre të shpallur në kërkim

Policia e Durrësit ka arrestuar katër persona për vepra të ndryshme penale, dy prej të cilëve ishin shpallur në kërkim.

Bëhet me dije se në prangat e policisë ka rënë, A. Rr., 44 vjeç për "Kultivim të bimëve narkotike", S. I., 35 vjeç pasi ushtroi dhunë ndaj bashkëshortes së tij, E. K., 63 vjeç, pasi u kap duke drejtuar makinën në gjendje të dehur dhe E.B.,35 vjeç pasi Gjykata e  Krujës e kishte dënuar me 1 vit burg për vjedhje.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi: Durrës / Vihen në pranga 4 shtetas, për vepra të ndryshme penale, 2 prej tyre në kërkim.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Krujë bënë të mundur ndalimin e shtetasit në kërkim A. Rr., 44 vjeç, banues në Fushë Krujë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Krujë i caktuar masën e sigurisë "Arrest në burg", për veprën penale "Kultivimi i bimëve narkotike".

Po nga këto struktura u ndalua shtetasi në kërkim Erjon Beshiri, 34 vjeç, banues në Mat, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Krujë e ka dënuar me 1 vit burgim, për veprën penale" Vjedhja".

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Postës së Policisë Manzë arrestuan në flagrancë, për veprën penale "Dhuna në familje", shtetasin S. I., 35 vjeç, banues në fshatin Kullë, Sukth, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin E. K., 63 vjeç, banues në lagjen nr.14 Durrës, pasi është kapur nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës referuan materialet në Prokurori, si dhe nisi procedimi penal për shtetasin K. C., 63 vjeç, banues në Durrës, pasi duke pretenduar bashkëpronësi mbi banesën e motrës së tij, ka hyrë pa pëlqimin e saj në këtë banesë, si dhe ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj së motrës.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy