Një 60-vjeçar ka ndërruar jetë pasi u rrëzua në një humnerë në Nivicë, në Tepelenë.
Bëhet me dije se Ali Beta nga Vasjari është rrëzuar nga 200 metra lartësi dhe për pasojë nuk ka mundur ti mbijetojë plagëve të marra.
Raportohet se trupi i viktimës ndodhet ende në vendin e ngjarjes, ndërsa pritet ndërhyrja e forcave speciale për të bërë të mundur nxjerrjen e tij.



