Aksidentoi për vdekje 61-vjeçaren/ Arrestohet shoferi në Tiranë

Aksidentoi për vdekje 61-vjeçaren/ Arrestohet shoferi në Tiranë

Policia e Tiranës në raportin e 24 orëve të fundit ka njoftuar arrestimin e një personi, i cili ka aksidentuar për vdekje një grua në Tiranë.

Specialistët e Komisariatit të Policisë Rrugore kanë vënë në pranga shtetasin - A. S., 39 vjeç, banues në Tiranë, pasi në rrugën "Konferenca e Pezës", duke drejtuar automjetin, ka aksidentuar shtetasen L. N., 61 vjeçe, e cila është dëmtuar dhe ka ndërruar jetë më pas, në spital;

Poashtu sipas njoftimit, në dy raste tjera, Policia ka arrestuar shtetasit - M. A., 30 vjeç, banues në Tiranë, pasi duke drejtuar automjetin, ka përplasur motomjetin me drejtues shtetasin E. P., 22 vjeç, i cili si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve;

- K. N., 18 vjeç, banues në Tiranë, pasi duke drejtuar motomjetin, pa leje drejtimi, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe motomjeti ka dalë nga rruga. Si pasojë janë dëmtuar shtetasi K. N. dhe pasagjeri në motomjet, shtetasi J. D., të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy