Një person ende i paidentifikuar është gjetur i pajetë mbrëmjen e sotme pranë vendit të quajtur “Mbikalimi i Patokut”, në Lezhë. Sipas policisë, ai dyshohet të ketë humbur jetën si pasojë e një arresti kardiak.
Në vendin e ngjarjes kanë shkuar efektivët e policisë, ndërsa kanë nisur verifikimet për sqarimin e plotë të ngjarjes.
Njoftimi i policisë:
Tek Mbikalimi i Patokut , një shtetas ende i paidentifikuar, dyshohet që si pasojë e një arrsti kardiak ka humbur jetën.
Nga kqyrja paraprake nuk janë konstatuar dëmtime të tjera.
Grupi hetimor në vendngjarje punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.



