Bashkëshortja me tre fëmijët u mbyt në Bunë/ ‘Arrest me burg’ për Erdgys Arrazin

Bashkëshortja me tre fëmijët u mbyt në Bunë/ ‘Arrest me burg’ për Erdgys Arrazin

Gjykata e Shkodrës ka lënë në burg pa afat Erdgys Arrazin, cili është i arrestuar si i dyshuar për dhunë në familje dhe për rrjedhojë shkaktimin e vetëvrasjes të Alma Arrazit dhe mbytjes së tre fëmijëve të çiftit në ujërat e lumit Buna.

Ai doli sot përpara gjyqtarit Sokol Shehu ndërsa prokuror i çështjes është Ledion Tema.

Më përpara në polici pasi është marrë në pyetje Arrazi ka mohuar se ka dhunuar bashkëshorten e tij apo 3 fëmijët e mitur ndërsa ka deklaruar se Alma Arrazi merrte medikamente për shkak të depresionit dhe stresit herë pas here.

Paraditen e sotme është gjetur trupi i djalit 3-vjeçar dhe i Alma Arrazit, ndërkohë para pas çastesh u gjet edhe trupi i pajetë i Alma Arrazit. Ndërsa dje familjarët i dhanë lamtumirën e fundit vajzës së parë, Ergesës, 9-vjeçe.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy