Ministri amerikan i Mbrojtjes, Mark Esper, paralajmëroi sot europianët se duke lejuar prodhuesin kinez të telefonave Huawei për ndërtimin e rrjeteve 5G ata rrezikojnë “të kërcënojnë” NATO-n, raporton theGuardian.
“Nëse ne nuk kuptojmë kërcënimin dhe nuk reagojmë kjo do të kërcënonte aleancën ushtarake që ka patur më shumë suksese në histori, NATO-n”, deklaroi Mark Esper gjatë Konferencës së Mynihut për Sigurinë.
Vërejtjet e tij në konferencën e sigurisë, të forcuara nga paralajmërime të ngjashme nga sekretari i shtetit i SHBA, Mike Pompeo, heqin çdo dyshim që SHBA, e sheh gjetjen e një alternative për Huawei si thelbësore për sigurinë e saj.
SHBA-ja u ka kërkuar disa vendeve, veçanërisht europianëve, të mos përdorin infrastrukturat “Huawei” për vendosjen e rrjetit të ri telefonik 5G.
Australia, si SHBA, e ka ndaluar Huawei-n nga rrjetet e saj të komunikimit për shqetësimet e sigurisë.



