Një ngjarje e rëndë është shënuar në Tepelenë.
Në lumin e fshatit Maricaj, Njësia Administrative Luftinjë, Bashkia Tepelenë është konstatuar nga një bari një shtetas i mbytur.
Personi është në fjalë është identifikuar si Arben Stambolliu, 50 vjeç. Stambolliu jetonte i vetëm dhe u gjet rastësisht nga një bari i zonës.
Në vend ngjarje kanë shkuar shërbimet e policisë për të kryer veprimet hetimore.



