Goditen lojërat e fatit në Tiranë e Kavajë, policia arreston pesë persona

Goditen lojërat e fatit në Tiranë e Kavajë, policia arreston pesë persona

Në njoftimin e sotëm për media, Policia e Shtetit ka bërë me dije nga operacioni i koduar 'Five', janë arrestuar pesë persona dhe një tjetër është proceduar penalisht në Tiranë dhe në Kavajë.

Pesë persona janë vënë në pranga pasi akuzohen për ushtrimin e veprimtarisë së lojërave të fatit.

Ata u kapën në flagrancë duke ushtruar aktivitetin e paligjshëm të lojërave të fatit (basteve sportive), nëpërmjet aparateve celulare.

Njoftimi:

Finalizohet operacioni policor i koduar "Five", nga strukturat e DVP Tiranë. Vihen në pranga 5 shtetas, procedohet penalisht 1 tjetër. Strukturat e DVP Tiranë, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë në fushën e lojërave të fatit, bazuar dhe në informacione të marra në rrugë operative, kanë organizuar kontrolle në lokale dhe ambiente të ndryshme, të cilat mund të vihen në dispozicion për organizimin e lotarive të palejuara. Si rezultat i kontrolleve janë evidentuar dhe goditur 5 raste të kësaj veprimtarie. Në përfundim të veprimeve hetimore për këto raste u arrestuan në flagrancë shtetasit:

- E. E., 30 vjeç, A. K., 32 vjeç, R. Xh., 32 vjeç, L. J., 23 vjeç, A. Rr., 45 vjeç, si dhe u procedua penalisht shtetasi A. Sh., 30 vjeç. Gjatë kontrolleve të ushtruara nga shërbimet e Policisë, në 5 lokale të ndryshme, në Tiranë dhe në Kavajë, këta shtetas u kapën në flagrancë duke ushtruar aktivitetin e paligjshëm të lojërave të fatit (basteve sportive), nëpërmjet aparateve celulare. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy