Ekstradohet nga Bullgaria i dënuari për mashtrim

Ekstradohet nga Bullgaria i dënuari për mashtrim

Një 54-vjeçar i dënuar për mashtrim është ekstraduar nga Bullgari drejt Shqipërisë. Samet Rasimi, 54 vjeç, lindur në Maqedoni, ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, me vendimin penal nr. 3652, datë 22.11.2016, e ka dënuar me 12 vjet burgim, për kryerjen e veprës penale të “Mashtrimit”, parashikuar nga neni 143/2 të Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë.

Shtetasi Samet RASIMI, resident në Danimarkë, pronar i një kompanie me seli në Slloveni, me objekt importimi dhe/ose shit-blerjen e pajisjeve elektronike, kompjuterave, telefonave celulare, fotokopjeve dhe pajisjeve të tjera në fushën e elektronikës (në bashkëpunim me kompani të ndryshme të huaja dhe vendase në zbatim të kontratës së nënshkruar me një kompani private në Shqipëri) ka përvetësuar nëpërmjet mashtrimit një shumë të konsiderueshme eurosh. Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Sofia/Bullgari realizuan arrestimin provizor dhe ekstradimin e tij drejt Shqipërisë.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy