Autor i disa vjedhjeve, arrestohet 26-vjeçari në Dibër

Autor i disa vjedhjeve, arrestohet 26-vjeçari në Dibër

Policia e Dibrës ka arrestuar një 26-vjeçar me iniciale F. K., pasi dyshohet se ka kryer disa vjedhje në këtë zonë.

26-vjeçari ka kryer disa vjedhje në në fshatin Arras dhe në qytetin e Peshkopisë (në një kancelari dhe në banesa).

Njoftimi i plotë: Finalizohet operacioni policor i koduar “Nightëalker”.

Operacioni nga Komisariati i Policisë Dibër, në bashkëpunim me strukturat Hetimore  të DVP Dibër.

Zbardhen tre vjedhje të ndodhura më parë, kapet dhe ndalohet një 26 vjeçar, i dyshuar si  autori i këtyre vjedhjeve.

Vijon puna për zbardhjen e vjedhjeve të tjera të ndodhura më parë që dyshohet   se janë kryer nga ky shtetas.

Në vijim të punës për parandalimin e vjedhjes së pronës dhe zbardhjen e atyre të ndodhura më parë, bazuar në informacionet e grumbulluara, shërbimet e Komisariatit të Policisë Dibër, në bashkëpunim me DVP Dibër, kanë organizuar punën për identifikimin, lokalizimin dhe kapjen e autorit. Si rezultat i punës së mirëorganizuar u finalizua operacioni policor i koduar   “Nightëalker”,  në kuadër të të cilit u bë kapja e shtetasit F. K., 26 vjeç, banues në Peshkopi.

Nga kryerja e veprimeve hetimore dhe provat e sekuestruara, dyshohet se 26-vjeçari, është autori disa vjedhjeve.

Ky shtetas gjatë orëve të vona të natës, dyshohet se ka kryer disa vjedhje në fshatin Arras dhe në qytetin e Peshkopisë (në një kancelari dhe në banesa)

Vijon puna për  dokumentimin e  vjedhjeve të ndodhura më parë, që dyshohet se janë kryer nga ky shtetas.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Dibër, për veprime të mëtejshme.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy