Lezhë/ Makina përplaset me motoçikletën, mes të plagosurve edhe një i mitur

Lezhë/ Makina përplaset me motoçikletën, mes të plagosurve edhe një i mitur

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Lezhë-Milot, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Tales”. Sipas informacioneve paraprake, mësohet se një makinë tip “Fiat” është përplasur me një motoçiklet.

Si pasojë është dëmtuar drejtuesi i motoçiletës dhe fëmija i tij i mitur. Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Njoftimi i Policisë:

Në aksin rrugor Lezhë-Milot,në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Tales” mjeti tip “Fiat”, është përplasur me një mjet motoçikletë, ku si pasojë e përplasjes kanë marrë dëmtime dhe janë dërguar në spitalin Rajonal Lezhë drejtuesi i motoçikletës dhe fëmija i tij i mitur.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes si dhe identifikimin e personave të dëmtuar.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy