Gazetari Artan Hoxha, për ndëshkimin e ish-Presidentit Ilir Meta në burg, pas intervistës nuk do lejohet të stërvitet për 10 ditë, thotë se për çështjet që lidhen me të flitet shumë pak.
Nga studio e “MCN Live” ai deklaroi se deri tani është politikani më i rëndësishëm në burg, ka qenë President, Kryeministër, ministër dhe se ka kryer gjithë hierarkinë e shtetit shqiptar.
Sipas tij, është i burgosur që nga tetori i vitit të kaluar, po qëndron në burg dhe ndërkohë i janë zgjatur dhe hetimet dhe për rrjedhojë duhet të jetë në burg.
Kjo që kemi hasur me Metën, nuk e kemi parë më parë. Ai nuk ka kërkuar të ikë nga burgu “313”, duke qenë se “313” ndonëse është në kryeqytet, masat e sigurisë aty janë më të rrepta se në burgjet e tjera, të dënuarit e tjerë mundohen ta shmangin kryeqytetin dhe shkojnë në burgun e Fierit apo burgje të tjera.
Ka pranuar të qëndrojë aty, me idenë që mund të takojë fëmijët, apo edhe për menaxhimin dhe drejtimin e partisë, kjo ka bërë që të vihet në një nivel masash shumë më të rreptë.
Kontaktet e Metës janë bërë me kartën e burgut dhe ajo ka një limit, dhe ai ka funksionuar vetëm me kartë. Po të shohësh sa të burgosur ka kartofoni është i kufizuar. Të gjitha mënyrat janë përdorur nga ish-Presidenti.
Është kthyer dhe në kampion ping pongu atje brenda, se i vetmi argëtim që i është lënë ai është, e kanë ndëshkuar duke i hequr 10 ditë mundësinë për të lozur ping pong.
Zotit Meta i është hequr mundësia për 10 ditë për të luajtur sportin e ping pong, se ai e ka bërë telefonatën me kolegen Beti Njuma 20 minuta mbasi ishte mbyllur orari.
Fakti që burgjet e përdorin për të treguar se ne nuk kemi toleruar as Presidentin, ju të tjerët duhet të rrini në rresht.



