4 persona bien në prangat e policisë, 2 akuzohen për vjedhje

4 persona bien në prangat e policisë, 2 akuzohen për vjedhje

Policia ka arrestuar 4 shtetas, dhe ka proceduar në gjendje të lirë 1 tjetër, për vepra të ndryshme penale.

Dy nga të arrestuarit u kapën duke vjedhur kornizat duralumini të dritareve, në një pallat të dëmtuar nga tërmeti.

Nga hetimet rezultoi se ata ishin autorë edhe të dy vjedhjeve të tjera.

 

NJOFTIMI

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasit S. M., 25 vjeç dhe D. Gj., 19 vjeç, banues në Durrës, për veprën penale "Vjedhja", pasi janë kapur nga shërbimet e Policisë, duke vjedhur kornizat duralumini të dritareve, në një pallat të dëmtuar nga tërmeti.

Nga veprimet hetimore dyshohet se këta shtetas janë autorë edhe të 2 vjedhjeve të tjera, konkretisht:

•Më datë 09.03.2022, dyshohet se kanë vjedhur kornizat duralumini të dritareve, në banesën e shtetasit G. K;

•Më datë 14.06.2022, dyshohet se kanë vjedhur një tub metalik në një shkollë publike.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariati të Policisë Krujë arrestuan në flagrancë shtetasin E. H., 33 vjeç, banues në Fushë Krujë, pasi ka kundërshtuar me forcë dhe i ka shkaktuar dëmtime, punonjësit të Policisë, shtetasit L. F.

Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomiko-Financiar në DVP Durrës referuan materialet në Prokurori për shtetasin R. B., 57 vjeç, banues në Shijak, punonjës i OSHEE-së, pasi dyshohet se ka një mospërputhje midis sasisë së energjisë elektrike të harxhuar nga një subjekt dhe sasisë së faturuar për të nga punonjësi i OSHEE-së.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin R. O., 33 vjeç, banues në Shijak, pasi është kapur nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar automjetin pa leje drejtimi dhe në gjëndje të dehur.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy