Vrau në Vlorë 20 vite më parë, kapet në Greqi shqiptari i dënuar me burgim të përjetshëm

Vrau në Vlorë 20 vite më parë, kapet në Greqi shqiptari i dënuar me burgim të përjetshëm

Arrestohet në Greqi një shtetas shqiptar i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasje në Vlorë

Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tiranës me Interpol Athinën më 24.08.2017 u bë i mundur arrestimi i shtetasit shqiptar Xhemal DULE, 59 vjeç, banues në Vlorë.

Shtetasi Xhemal DULE është shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë me vendim penal nr. 62, datë 18.04.2000, e ka dënuar këtë shtetas me burgim të përjetshëm, për veprën penale “Vrasje me paramendim, e kryer në bashkëpunim” dhe “Mbajtja pa leje e armëve luftarake” parashikuar nga nenet 78-22 e 278/2 të Kodit Penal.

Përmbledhje e ngjarjes së ndodhur:
Në datë 11.01.1998, rreth orës 19.00 në lagjen “Partizani”, Vlorë, pas një konflikti për motive të dobëta, shtetasi Xhemal DULE, në bashkëpunim me djalin e tij F. Dule kanë vrarë me armë zjarri automatik shtetasin E.B.

Arrestimi i tij në Athinë, Greqi u bë me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy